Politike

"Lëre aman"/ Erion Braçe përplaset me zv.Ministren e Infrastrukturës: Na trembët deputet, qetësohuni

Në Komisionin e Ekonomisë, duke diskutuar në lidhje me projekt-buxhetin 2026, Muçajt iu kërkua që të flasë me shifra.

13 Nëntor 2025, 11:33 Nga I.A
"Lëre aman"/ Erion Braçe përplaset me zv.Ministren e
Mbledhja

TIRANË- Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, është përplasur me tone të ashpra me deputetin socialist Erion Braçe. Në Komisionin e Ekonomisë, duke diskutuar në lidhje me projekt-buxhetin 2026, Muçajt iu kërkua që të flasë me shifra. Por kjo ka sjell ironi mes saj dhe deputetit Braçe në komision. 

Pjesë nga diskutimi:

Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.

Enkelejda Muçaj: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.

Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.

Enkelejda Muçaj: Nuk po përmendim projekte të tjera…

Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.

Enkelejda Muçaj: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë.

Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.

Enkelejda Muçaj: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.

edona bilali erion braçe

Sondazh

Poll