Politike

Kërkon të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi "arrest shtëpie" , GJK cakton datën e sencën për shqyrtimin e padisë së Berishës 

Seanca e cila lidhet me padinë e paraqitur nga Berisha, do të zhvillohet pa praninë e palëve.

13 Nëntor 2025, 10:23 Nga E.d
Kërkon të shpallet i papajtueshëm me
Sali Berisha

TIRANË- Seanca e Gjykatës Kushtetuese për padinë e kryedemokratit Sali Berisha në lidhje me masën 'arrest shtëpie' do të mbahet më 17 dhjetor. Seanca, e cila lidhet me padinë e paraqitur nga Berisha, do të zhvillohet pa praninë e palëve në orën 10:00.

Ajo do të zhvillohet vetëm mbi bazë të dokumenteve të depozituara nga avokatët dhe institucionet përkatëse. Kredemokrati përmes kësaj padie kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i marrë ndaj tij në vitin 2024, me të cilin ai u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpie"./Dosja.al

sali berisha gjk seanca

Sondazh

Poll