Politike

Berisha: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Koçiut dhe të Pirro Vengut

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mënyra se si Koçiu po reagon dhe sillet e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin.

12 Nëntor 2025, 13:07 Nga E.d
Berisha: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD kërkon dorëheqjen e ministres Albana Koçiu dhe Pirro Vengu. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mënyra se si Koçiu po reagon dhe sillet e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin.

"Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më. Natyrisht ne do kërkojmë. Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj. Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin."/Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll