Aktualitet

Detaje nga ekzekutimi i Gilmando Danit në Rinas, zbardhet itinerari i autorëve, përdorën 4 armë për vrasjen

Autorët kanë ardhur fillimisht nga Nikla për në Rinas pasi kanë kryer vrasjen, janë larguar me të njejtën rrugë.

12 Nëntor 2025, 10:23 Nga I.A
Detaje nga ekzekutimi i Gilmando Danit në Rinas, zbardhet itinerari i
Makina

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se në makinën e autorëve kanë qenë 4 persona, një shofer dhe 3 qitës. 

Autorët kanë ardhur fillimisht nga Nikla për në Rinas pasi kanë kryer vrasjen, janë larguar me të njejtën rrugë. Për të kryer vrasjen, janë përdorur 4 armë. Ndërkohë që targat e makinës Toyota Yaris kanë qenë të vjedhura në Greqi vitin e kaluar. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

gilmando dani muci shaljani

Sondazh

Poll