Politike

"A ka gisht narko-policia"?/ Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutimi nuk mund të ndodhte veçse me një bashkëpunim të ngushtë të...

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Berisha shkruan se ekzekutimi ndodhi publikisht përpara Komisariatit të Rinasit dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit.

11 Nëntor 2025, 21:11 Nga E. D
"A ka gisht narko-policia"?/ Atentati në Rinas, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotme në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathë i Emiljano Shullazit dhe u plagos, agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Berisha shkruan se ekzekutimi ndodhi publikisht përpara Komisariatit të Rinasit dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Në postimin e tij, Berisha shtroi edhe pyetjen nëse ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?

Postimi i Berishës: 

A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit? Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzektutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit. Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferini drejtorit te ketij sherbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll