Politike

"Krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit"/ Atentati pranë Rinasit, Tedi Blushi: Rezultat i drejtpërdrejtë i filozofisë së qeverisë

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi deklaron se në Shqipëri krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe godet ku të dojë dhe kur të dojë.

11 Nëntor 2025, 16:16 Nga E. D
"Krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit"/
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar, pas atentati pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Muçi Shaljani. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi deklaron se në Shqipëri krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe godet ku të dojë dhe kur të dojë. Blushi thotë ndër të tjera se ky është rezultat i drejpërdrejtë i filozofisë së qeverisë.

Postimi i Plotë: 

Atentati mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli. Ai godet kur të dojë, ku të dojë dhe si të dojë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm. Kur armët e krimit flasin edhe pranë një institucioni të sigurisë së lartë kombëtare, aty ku masat parandaluese duhet të jenë më të larta, nuk bëhet më fjalë për një ngjarje të zakonshme kriminale, por për një alarm kombëtar.

Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë "pa krim nuk ka zhvillim", që në vend që ta luftojë krimin, e ka bërë pjesë të pandarë të pushtetit, ku edhe drejtësia është bërë palë me 251 drejtues dhe anëtarë bandash që i kanë lënë të lirë. Sot, siguria e jetës nuk ekziston, sepse krimi nuk luftohet nga shteti, por e ka zëvendësuar atë./Dosja.al

tedi blushi atentati ne rinas

Sondazh

Poll