Politike

Atentati mafioz në Rinas! Balliu: Ndodhi 10 minuta pasi Ministrja e Brendshme deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt. Koçiu bashkëpunon me atentatorët

Përmes një postimi në Facebook, Balliu theksoi se atentati mafioz ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së seancës së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku sipas tij opozita kërkoi llogari ministres së Brendshme dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend.

11 Nëntor 2025, 15:53 Nga M.L
Atentati mafioz në Rinas! Balliu: Ndodhi 10 minuta pasi Ministrja e
Klevis Balliu

TIRANA- Demokrati Klevis Balliu reagoi menjëherë pas atentatit të ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Muçi Shaljani. Përmes një postimi në Facebook, Balliu theksoi se atentati mafioz ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së seancës së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku sipas tij opozita kërkoi llogari ministres së Brendshme dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend.

Ai shtoi se ministrja, me përbuzje, kishte deklaruar më parë se Shqipëria është “vendi më i sigurt” dhe se siguria po rritet vazhdimisht. Balliu shprehu më tej akuzën e fortë se Albana Koçiu është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate.

"Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë. Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri. Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve. Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta — çfarë mbetet më?" tha Balliu./ Dosja.al

 

atentati ne rinas ekzekutohet gilmando dani klevis balliu albana koçiu

Sondazh

Poll