Politike

"Shteti duket si spektator i krimit"/ Atentati mafioz në Rinas, Salianji: Shqipëria s’ka më rend dhe siguri! Bandat eliminojnë kë të duan e ku të duan

Salianji, ndër të tjera theksoi se ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale.

11 Nëntor 2025, 16:38 Nga E. D
"Shteti duket si spektator i krimit"/ Atentati mafioz në Rinas,
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri), agjenti i AMP-së. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit. 

Salianji, ndër të tjera theksoi se ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale. Ai theksoi se shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. 

Reagimi i Salianjit: 

Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!

Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.

Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina. Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

ervin salianji

Sondazh

Poll