Politike

‘Mbështet MAGA-n’/ Berisha i përgjigjet përfaqësuesit të Parlamentit Europian: Trump nuk ka asgjë antiperëndimore

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha u shpreh se programi i Presidentit Trump i cili në tërësinë e tij është një program i forcave konservatore të qendrës së djathtë, nuk ka asgjë antiperëndimore.

11 Nëntor 2025, 14:32 Nga E.d
‘Mbështet MAGA-n’/ Berisha i përgjigjet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur përfaqësuesit të Parlamentit Europian. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha u shpreh se programi i Presidentit Trump i cili në tërësinë e tij është një program i forcave konservatore të qendrës së djathtë, nuk ka asgjë antiperëndimore.

Berisha tha se Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në platformën më të rrezikshme të drogës, të parave të krimit dhe të largimit të shqiparëve nga Shqipëria.

"Duhet t’i themi gjërat hapur siç janë, që të dimë se në ç’kushte jemi. Javën që kaloi, vjen këtu një delegacion i nderuar i Parlamentit Europian, dhe po ky zotëri, u thotë se lideri i opozitës nuk është pro-perëndimor se pëlqen MAGA-n.
Tani mor zotëri, pëlqej MAGA-n apo nuk e pëlqej MAGA-n, po ne kemi qenë në vitet ’90 partia e taksave më të ulëta në Europë. Kemi qenë parti e çështjes shqiptare, në një kohë kur të shqipëroje këtë fjalë ishte herezi. Por ne e shqipëronim se ishte e vërtetë. Nuk e kishim krijuar ne, por ne nuk mund të bënim të paditurin se nuk ekziston. Dhe koha na dha ne të drejtë dhe çështja shqiptare u bë një çështje botërore dhe mori ato zgjidhje që mori, ku ne kemi kontribute si shtet, si komb. Por edhe nga ana tjetër, Donald Trump ka programin e tij, i cili në tërësinë e tij është një program i forcave konservatore të qendrës së djathtë dhe në vlerësimin tim, nuk ka asgjë antiperëndimore. Por më thoni ju mua si e vlerësojnë antiperëndimor këtë ? E majta dhe ekstremi i majtë, shumë thjeshtë. A e dini ju se çfarë thotë ligji ? Se ligji është ligji më i keq i votuar në ndonjë vend tjetër të planetit.

Sipas këtij ligji, rikthehet gjahu stalinist i shtrigave. Në qoftë se dikush të akuzon ty se më diskriminove mua për arsye gjinore, atëherë ti do të faktosh, jo ky që të akuzon, por ti duhet të faktosh, ndryshe do dënohesh. Po kjo është përmbysje. Këtë e bëri ekstremi i majtë në SHBA. Ndaj dhe dilte ajo e thoshte më ke përdhunuar 32 vite më para dhe o burra, 300 milionë gjobë atij, presidentit. Po, kjo është e vërteta. Ky është ligji. Në qoftë se është për të pranuar gjëra të tilla, ne nuk pranojmë kurrë. Mirëpo pse ua tregova këto gjëra ? Se ka mbështetje. Narkoshteti, diktatura autoritare e Edi Ramës ka mbështetje, mbështetje të fuqishme. Çfarë do bëjmë ne ? Do qëndrojmë në emër të interesit të qytetarëve shqiptarë dhe të vendit apo do pranojmë vdekjen para syve tanë të këtij vendi. Gjer në vitin 2024 janë larguar vetëm në hapësirën evropiane, dhe nuk ka asnjë njeri ta shqiptojë këtë ndonëse është e dhënë evropiane e EUROSTAt-it, sipas mbështetësve të Edi Ramës ai shkëlqen dhe ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Po në fakt ka bërë, e ka shndërruar Shqipërinë në platformën më të rrezikshme të drogës, të parave të krimit, të largimit të shqiparëve nga Shqipëria. Këto janë gjërat e jashtëzakonshme. Dhe unë e garantoj cilido që do qëndrojmë pa lëkundur në mbrojtje të atyre vlerave të demokracisë, të votës së lirë, të fjalës së lirë. Të anticensurës. Ligji që kaloi fut censurën. Në qoftë se ti shpjegon, në qoftë se prifti, hoxha apo dervishi, shpjegojnë familjen sipas mësimeve të shenjta, ata dënohen, ata gjobiten. Nuk jam këtu për të bërë analizën e ligjit po jam këtu për të sqaruar çdo shqiptar se ne nuk do tërhiqemi kurrë. Cilido që të jetë çmimi, ne do e paguajmë. Përndryshe Edi Rama është gati të bëjë çdo koncesion që të marrë epitete i shkëlqyeshëm, i jashtëzakonshëm. Nuk duhet të impresionohen shqiptarët, shqiptarët duhet të qëndrojnë besnikë të interesave të tyre. Se këto janë absolutisht deklarata absurde që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin shqiptar. Minimumi kjo." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll