Aktualitet

EMRAT/ Kush janë shqiptarët e arrestuar dje në Greqi, njiheshin si ndër më të rrezikshmit në vend

9 Shkurt 2020, 17:08 Nga DOSJA
EMRAT/ Kush janë shqiptarët e arrestuar dje në Greqi, njiheshin

GREQI- Polica greke ka shkatërruar një organizate kriminale në një operacion të zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Korinthit. Sipas burimeve të Top Channel, grabitësit survejoheshin prej disa ditësh prej agjentëve të policisë, ndërsa operacioni për shkatërrimin e organizatës, e cila konsiderohet si një ndër më të rrezikshmet e kapura ndonjëherë në vend, nisi në zonën e Kalamatës dhe u konkretizua në zonën e  Korinthit,ku anëtaret e bandës u përleshën me armë me policët e anti-krimit grek. Prej përballjes se  armatosur,mbetën të plagosur dy shtetas shqiptarë, ndërsa i treti u arrestua mbas disa  minuta ndjekje në kodrat e zonës Akro Korinthit.

Gjatë operacionit u arrestuan: Eljon Deraj; Andrea Caushaj; Amarildo Caushaj

Në kërkim janë : Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj.

Në automjetin e tyre u gjetën armë kallashnikov dhe pistoletë, si dhe mjete që përdoreshin për tu maskuar, kapuçë dhe paruke. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe thika, leva, gërshërë për të prerë metale etj. Ndërkohë sot në zonën e Prevezës u arrestuan edhe një çift tjetër nga Shqipëria të cilët dyshohet se merrnin makina me qira të cilat më pas përdoreshin në grabitjen e grupit shqiptarë. Policia greke thotë se banda kishte kryer disa grabitje bankash dhe dhjetra vjedhje me thyerje te dyqaneve dhe magazinave ne zonën e Peloponezit dhe Epirit.

Metodat e përdorura prej tyre konsiederohen si tepër të ashpra. Ata kërcënonin dhe trembnin viktimat e tyre,dhe janë përgjegjës për disa grabitje te dhunshme me pasoje plagosjen e viktimave. Policia greke vazhdon operacionin për gjetjen e dy të arratisurve,madje ka vënë ne dipsozicion edhe helikopterë me kamera termike. Fotot e tyre u janë shpërndarë të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë, ndërsa police me veshje civile patrullojnë në zonën e Korinthit për të bërë të mundur arrestimin e tyre.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo caushaj andrea caushaj eljon deraj perplasje me arme mes shqiptareve dhe policise greke amarildo caushaj andrea caushaj eljon deraj perplasje me arme mes shqiptareve dhe policise greke

Sondazh

Poll