Aktualitet

Arrestohet çifti i shqiptarëve në Greqi, akuzohen se kanë bashkëpunuar me grabitësit që hapën zjarr kundër Policisë

9 Shkurt 2020, 15:12 Nga DOSJA
Arrestohet çifti i shqiptarëve në Greqi, akuzohen se kanë

GREQI- Policia greke ka zhvilluar sot një operacion në Prevezë, që ka përfunduar me arrestimin e dy shqitparëve, një burrë dhe një grua. Sipas informacioneve, bëhet me dije se çifti i të arrestuarve kanë ndihmuar grabitësit nga Shqipëria, të cilët gjatë ditës së djeshme shkëmbyen zjarr me forcat e policisë greke në Korinth.

Më tej shtohet se të arrestuarit kanë qenë pjesë e grupit të grabitësve  dhe i kanë ndihmuar ata vazhdimisht. Çifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qira për llogari të tre grabitësve dhe akuzohen se kanë marrë pjesë nga grabitjen e Bankës së Pargës në Greqi.

Policia e vendit fqinj ka lajmëruar se në orët në vazhdim do të japë informacion zyrtar në lidhje më këtë grupim.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Korinthit në Greqi, ku tre hajdutë shqiptarë janë përplasur me armë zjarri me forcat e policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit dy prej shqiptarëve kanë mbetur të plagosur ndërsa më pas të tre janë arrestuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare ne greqi perplasje me arme mes shqiptareve dhe policise greke arrestohen dy shqiptare ne greqi perplasje me arme mes shqiptareve dhe policise greke

Sondazh

Poll