Aktualitet

SHIFRAT e larta, dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri

9 Shkurt 2020, 16:59 Nga DOSJA
SHIFRAT e larta, dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm

KAKAVIJË- Kufiri i gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë është kthyer në shteg të migrimit të paligjshëm. Synimi për mijëra emigrantë, kryesisht nga Algjeria dhe Siria, janë vendet e Evropës Qendrore teksa orvaten të kalojnë tranzit përmes vendit tonë.

 “Kjo rrugë në fshatin Kakavi që ndodhet fare pranë kufirit përdoret shpesh nga emigrantët e paligjshëm për të kaluar në territorin shqiptar. E gjithë zona monitorohet nga forcat kufitare dhe Frontex që fillimisht bëjnë ndalimin e tyre”.

Sipas të dhënave zyrtare nga kufiri janë ndaluar mbi 10 mijë emigrantë ilegalë përgjatë vitit 2019. Një shifër kjo që flet për 2 dyfishim të numrit krahasuar me 5000 persona që u kapën në 2018-ën. Të ndaluarit vendosen përkohësisht në stacionin e policisë kufitare, ku merren të dhënat e tyre.

 “Në këtë godinë emigrantët e paligjshëm pyeten fillimisht për nevojat emergjente përfshirë edhe gjendjen shëndetësore. Më pas nis intervistimi i tyre që përfshin marrjen e shenjave të gishtërinjve, fotografimin, dhe mbledhjen e të dhënave personale për t’i identifikuar”.

Në këtë stacion ndodhet dhoma e kujdesit shëndetësor, si dhe 15 shtretër për akomodimin e përkohshëm. Qëndrimi aty zgjat deri në 10 orë përpara se emigrantet të nisen drejt qendrave pritëse për azilkërkuesit në Gjirokastër apo Tiranë. Kufiri i gjelbër përfshin qindra hektarë tokë që mund të mbahen nën kontroll vetëm në sajë të pajisjeve të sofistikuara. Prej 1 shkurtit Bashkimi Europian ka përcaktuar një fond prej 6 milion eurosh për policinë e shtetit shqiptar, veçanërisht për forcat kufitare, që do t’i shërbejë përmirësimit të infrastrukturës.

(Marrë nga Tv Klan)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e paligjshem kufiri i gjelber pika kufitare kakavije emigrantet e paligjshem kufiri i gjelber pika kufitare kakavije

Sondazh

Poll