Aktualitet

Përplasje me armë në mes të Shkodrës, avokati i Burakut jep versionin e klientit: Ishte vetëmbrojtje, Mirsadi qëlloi 6 he

9 Shkurt 2020, 10:59 Nga DOSJA
Përplasje me armë në mes të Shkodrës, avokati i Burakut

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka lënë në “burg”, 4 të arrestuarit për plagosjen e Liljana Jeremija, kur shënjestra e vërtetë ishte Mirsad Meta.

Avokati i njërit prej të arrestuarve, Ension Burakut, Julian Ballta tha se kishte kërkuar një masë sigurie më të lehtë për klientin e tij, edhe pse ai qëlloi 6 herë në drejtim të Metës.

“Unë kërkova arrest shtëpie.  Klienti im nuk ka konflikte droge. Fillimisht qëlloi Mirsad Meta, ne u kundërpërgjigjëm. Klienti im Buraku ka dyshime të forta që ishte Meta ai që i vendosi tritolin motrës së tij, por s’ka prova. Të arrestuarit nuk kishin si qëllim shkëmbimin e zjarrit apo atentatin. Këta kanë qëlluar për t’u mbrojtur. Janë konflikte para 3-4 vitesh, kryesisht hatërmbetje, nuk ka deklaruar se janë konflikte për drogën. Ka pasur konflikte që në shtetin gjerman fizike, jo me armë,”-bën me dije avokati.  

Ditën e sotme, Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për katër të arrestuarit: Ension Burakun, Argjend Rexhën, Riad Gjeladinin dhe Liridon Lushin. Ndërsa Mirsad Meta është shpallur në kërkim nga Policia. 

Mbrëmjen e 5 shkurtit në pedonalen e Shkodrës, Argjend Rexha 31-vjeç, Rihad Xheladini 20-vjeç dhe Ension Buraku, 24-vjeç, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Mirsad Meta, 26-vjeç. Ky i fundit u përgjigj me breshëri plumbash. Meta dyshohet se është personi që më 26 janar i ka vënë tritol makinës së Ornela Burakut, efektives së Policisë në Durrës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si hakmarrje,  pasi Ension Buraku, vëllai i efektives bashkë me shokët hapi zjarr ndaj Metës, ku ky i fundit iu përgjigj me breshëri plumbash. Po kështu burimet bëjnë me dije se  tritoli i vendosur në Durrës, nuk ka qenë për efektiven e policisë, por pikërisht për vëllain e saj, Ension Buraku.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet argjend rexha ension buraku liljana jeremija mirsad meta riad gjeladini te shtena me arme ne shkoder argjend rexha ension buraku liljana jeremija mirsad meta riad gjeladini te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll