Aktualitet

Plagosje me thikë në Shkodër, shpëton për një ‘fije’ 42-vjeçari, arrestohet menjëherë autori (EMRI)

9 Shkurt 2020, 11:59 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Shkodër, shpëton për një

SHKODËR– Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër, ku i lënduar ka mbetur 42-vjeçari Besnik Idrizi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Idrizi ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në spitalin e Shkodrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e somte në një lokal të fshatit Shtoj të Shkodrës, pas një konflikti të çastit. Pas ngjarjes është arrestuar menjëherë autori me iniciale A. B., 47 vjeç. 

Në vendngjarje, përveç Policisë, ka mbërritur menjëherë edhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të sherrit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër / Informacion Paraprak

Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar

 Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik idrizi plagoset besnik idrizi plagosje në shkodër besnik idrizi plagoset besnik idrizi plagosje në shkodër

Sondazh

Poll