Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka deklaruar se është e ...
Balla theksoi se Shqipëria është më e angazhuar se kurrë për të avancuar në rrugën e integrimit europian dhe për të forcuar vlerat kryesore të Bashkimit Europian, si paqja, demokracia, solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve.
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pranë Kuvendit të Shqipërisë. Balla theksoi se Shqipëria është më e angazhuar se kurrë për të avancuar në rrugën e integrimit europian dhe për të forcuar vlerat kryesore të Bashkimit Europian, si paqja, demokracia, solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve.
Ai nënvizoi se integrimi europian mbetet një objektiv strategjik për vendin.
“Integrimi europian mbetet rruga jonë strategjike dhe qëllimi ynë i përbashkët - për një Shqipëri më të fortë në një Europë të bashkuar. E ardhmja nuk do të ndërtohet mbi ndarjen e shteteve kombëtare, por mbi bashkimin e tyre në një federatë evropiane.
Kjo shkollë ka qenë një investim i çmuar në formimin e brezit të ri që do të çojë përpara projektin më të madh kombëtar të këtij brezi, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Procesi i integrimit është një proces gjithëpërfshirës, që kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe institucioneve. Anëtarësimi në BE nuk është thjesht një objektiv qeveritar, por një projekt kombëtar që i përket çdo shqiptari.
Ky përvjetor nuk është vetëm një moment reflektimi për rrugën e bërë, por një pikënisje e re drejt një etape më të pjekur të procesit tonë europian”, tha Balla.
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka deklaruar se është e ...
Foto ilustruese TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin ...
Foto ilustruese TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti sot në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka deklaruar se mbyllja e negocia...
Foto ilustruese KOSOVA- Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna t&...
Edi Rama TIRANA- Pas përfundimit të numërimit në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme, kryeministri Edi ...
Eric Adams, bën simbolin e shqiponjës SHBA- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, organizoi një ceremoni n&eu...
Gazment Bardhi TIRANA- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 pë...
Bojni MAT- Socialisti Altin Bojni doli fitues në Bashkinë e Matit, duke triumfuar ndaj dy kandidatëve të pavarur: Eduart Brahilika...
Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme...