Politike

"NUK duhet të mungojë askush!" Deklaratat e Berishës ndaj Gonzatos! PS kërkon përjashtimin për 30 ditë nga seancat, mblidhet sot komisioni i Etikës. PD bojkoton punimet e Kuvendit

Grupi parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 30 ditë, pas deklaratës së tij mbi qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.

10 Nëntor 2025, 08:43 Nga M.L
"NUK duhet të mungojë askush!" Deklaratat e Berishës
Gazment Bardhi

TIRANA- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 për të shqyrtuar dy kërkesa disiplinore, njëra nga Partia Demokratike ndaj Taulant Ballës dhe tjetra nga Partia Socialiste ndaj Sali Berishës. Grupi parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 30 ditë, pas deklaratës së tij mbi qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare që do të zhvillohen ditën e hënë. Vendimi është marrë në orët e fundit dhe u komunikuar përmes një mesazhi nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili u ka dërguar udhëzime deputetëve të PD-së.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

1. Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
2. Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!

Kryetari
Gazment Bardhi

gazment bardhi sali berisha silvio gonzato komisioni i etikes

Sondazh

Poll