Politike

La pas dy kandidatët rivalë e fitoi bindshëm bashkinë e Matit! Altin Bojni: Është përgjegjësi e madhe! Falenderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bojni u shpreh se mbështetja e qytetarëve matjanë përbën një përgjegjësi të madhe, duke premtuar angazhim të plotë në shërbim të komunitetit.

10 Nëntor 2025, 08:38 Nga M.L
La pas dy kandidatët rivalë e fitoi bindshëm bashkinë e
Bojni

MAT- Socialisti Altin Bojni doli fitues në Bashkinë e Matit, duke triumfuar ndaj dy kandidatëve të pavarur: Eduart Brahilika, i mbështetur nga opozita, dhe Suzana Pasha, e cila kandidoi brenda radhëve të partisë së tij. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bojni u shpreh se mbështetja e qytetarëve matjanë përbën një përgjegjësi të madhe, duke premtuar angazhim të plotë në shërbim të komunitetit.

“Dua të falenderoj të gjithë banorët e bashkisë Mat për besimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Është përgjegjësi e madhe që dua ta përkthejmë në më shumë punë. Që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja jonë të vazhdojë përpara që bashkia jonë të ketë zhvillim sa më të mirë”, tha Bojni.

bashkia e matit altin bojni

Sondazh

Poll