Aktualitet

Drejtuan në gjendje të dehur automjetet dhe goditën makina të tjera, policia e Durrësit arreston në flagrancë dy shoferë

9 Shkurt 2020, 10:45 Nga DOSJA
Drejtuan në gjendje të dehur automjetet dhe goditën makina

DURRËS– Ditën e sotme policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shoferë, për shkak se janë  identifikuar si  të dehur nëdërkohë që drejtonin automjetet.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë nën pranga është vënë shtetasi me iniciale A.M,52 vjeç, banues në Klos, dhe 31-vjeçari nga Durrësi me iniciale G.A.

Është mësuar se 52-vjeçari nga Klosi është arrestuar në në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, pasi është gjetur duke drejtuar makinën tip ‘Ford’ në gjendje të dehur, ku për pasojë ka përplasur nga pas një makinë tip ‘Honda’, por për fatin e mirë nga goditja mes dy makinave nuk ka pasur asnjë të lënduar, përveçse dëme materiale.

Nga ana tjetër  31-vjeçari nga Durrësi G.A, ka qenë duke drejtuar makinën tip ‘Benz’ në gjendje të dehur, duke shkaktuar përplasjen me një makinë tjetër tip ‘Benz’.

Ndërkohë policia po heton për dy veprat penale të ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt’.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shoferët në durrës durres arrestohen dy shoferët në durrës durres

Sondazh

Poll