Politike

Tepelena në "duart" e PS! Gramoz Sako fiton bindshëm me rreth 78% të votave, rivali i tij i vetëm, Gabriel Guma pëson humbje të thellë

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi në të gjitha 21 qendrat e votimit ka përfunduar, duke konfirmuar dominimin e socialistëve në këtë garë.

10 Nëntor 2025, 07:20 Nga M.L
Tepelena në "duart" e PS! Gramoz Sako fiton bindshëm me
Gramoz Sako

TEPELENA- Zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit kanë përfunduar me një fitore të qartë për kandidatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Gramos Sadik Sako, i cili do të drejtojë tashmë Bashkinë e Tepelenës. Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi në të gjitha 21 qendrat e votimit ka përfunduar, duke konfirmuar dominimin e socialistëve në këtë garë.

Sako ka marrë 3,261 vota, që përfaqësojnë 77.85% të totalit, ndërsa rivali i tij i vetëm, Gabriel Altin Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, ka marrë 928 vota ose 22.15%.

Me një diferencë prej 2,333 votash, rezultati e vendos Sakon në krye të bashkisë me një mandat të qartë nga zgjedhësit, duke i siguruar Partisë Socialiste një tjetër fitore të thellë në zgjedhjet e pjesshme të këtij viti.

 

gramoz sako

Sondazh

Poll