Politike

Rivali socialist i "mori" nga duart Bashkinë e Tepelenës me një rezultat të lartë! Kandidati i pavarur, Gabriel Guma: Se quaj humbje por ringjallje sociale

Në një deklaratë për mediat, Guma tha se rezultati nuk përbën një dështim për të, por përkundrazi një fillim të ri në angazhimin e tij politik.

10 Nëntor 2025, 07:50 Nga M.L
Rivali socialist i "mori" nga duart Bashkinë e Tepelenës me
Gabriel Guma

TEPELENA- Kandidati i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në Tepelenë, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve zyrtare, ku fitoi 928 vota kundrejt 3,261 votave të kandidatit socialist Gramoz Sako. Në një deklaratë për mediat, Guma tha se rezultati nuk përbën një dështim për të, por përkundrazi një fillim të ri në angazhimin e tij politik.

“Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës", tha ai. 

gabriel guma bashkia e tepelenes zgjedhjet e pjesshme

Sondazh

Poll