Politike

Fitoi bindshëm me 78% të votave në Bashkinë e Tepelenës! Gramoz Sako: Lind detyrimi t'i shërbej qytetarëve! Mirënjohje pafund për ata që më besuan

Në një prononcim për mediat pas shpalljes së rezultateve, Sako u shpreh se edhe pse fushata zgjedhore ishte e shkurtër, ajo u zhvillua në mënyrë shembullore dhe me respekt për qytetarët.

10 Nëntor 2025, 07:44 Nga M.L
Fitoi bindshëm me 78% të votave në Bashkinë e
Gramoz Sako

TEPELENA- Pas fitores së bindshme në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tepelenës, kandidati socialist Gramoz Sako ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve për besimin dhe mbështetjen që i dhanë. Në një prononcim për mediat pas shpalljes së rezultateve, Sako u shpreh se edhe pse fushata zgjedhore ishte e shkurtër, ajo u zhvillua në mënyrë shembullore dhe me respekt për qytetarët.

Ai theksoi më tej se do të përqendrohet në punë konkrete dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj komunitetit.

“Pas një fushate të shkurtër, model që u pa edhe nga ju në një orë me reshje por qytetarët e shprehën vullnetin e tyre. Tani lind detyrimi kryesor që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pafund për qytetaret e Tepelenës, PS që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë e deri tani”, tha ai.

Në zgjedhjet e 9 nëntorit, Sako arriti një fitore të thellë ndaj kandidatit të pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita, duke siguruar mbi 77% të votave.

gramoz sako bashkia e tepelenes zgjedhjet e pjesshme

Sondazh

Poll