Politike

“Pjesëmarrja është e kënaqshme”/ Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik, Mazniku: Jemi në numra të ngjashëm me zgjedhjet e  fundit, çdo gjë është në rrugë të mbarë

Gjatë një prononcimi për mediat, Mazniku u shpreh se rreth 6 mijë qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre në të gjitha qendrat e votimit.

9 Nëntor 2025, 14:33 Nga E.d
“Pjesëmarrja është e kënaqshme”/ Zgjedhjet
Foto ilustruse

ELBASAN- Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku ka deklaruar sot, se deri në këto momente votimi është i kënaqshëm në Cërrik. Gjatë një prononcimi për mediat, Mazniku u shpreh se rreth 6 mijë qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre në të gjitha qendrat e votimit.

Në fund, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elabasanit, Mazniku ftoi të gjithë qytetarët të votojnë, pasi sipas tij Cërriku ka përpara më të mirën për një sërë projektesh që do të ndodhin.

 “Jemi duke kaluar një ditë të mirë për Cërrikun, deri më tani votimi është i kënaqshëm. Janë rreth 6 mijë qytetorë që kanë shprehur vullnetin e tyre në të gjitha qendrat e votimit. I ftojmë qytetarët që të dalin sërish në numra dhe të shprehin vullnetin e tyre. Cërriku ka pasur një periudhë të jashtëzakonshme zhvillimore vitet e fundit, por po ashtu ka përpara më të mirën për një sërë projektesh që do të ndodhin. Ftojmë qytetarët që në mënyrën më të mirë të mundshme të vijojnë në numra dhe në volum.

Duket se çdo gjë është në rrugë të mbarë. Jemi në numra të ngjashëm me zgjedhjet e  fundit. Pak ndryshim ka. Ne jemi në numra të ngjashëm, deri tani jemi të kënaqur. U hoqën votuesit që u regjistruan në listën  e votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, tha Mazniku./Dosja.al

arbian mazniku ps elbasan

Sondazh

Poll