Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës!
Foto ilustruese KOSOVA- Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të...
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë vendore të mbrojtjes dhe një moment historik për prodhimin e dronëve “Made in Kosovo”.
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përuruar sot “Skifteri”-n, dronin e parë të prodhuar në Kosovë, i ndërtuar nga kompania “Future Minds Academy” në Gjilan. Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë vendore të mbrojtjes dhe një moment historik për prodhimin e dronëve “Made in Kosovo”.
Postimi i plotë:
Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak "Skifteri" dhe dronët civil, nga "Future Minds Academy" dhe MIGA SkyShield MAR.
"Made in Gjilan" përveçse natyrisht "Made in Kosova". Droni kamikaz "K1", arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa "Skifteri" arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20km dhe shpejtësi prej 270km/h.
Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger. Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t'i ndalim investimet për mbrojtje e siguri.
Foto ilustruese KOSOVA- Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të...
Monika Kryemadhi, foto nga palestra TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përgatitur të tregojë një tjet&e...
Monika Kryemadhi, foto nga emisioni TIRANA- Ish-kryetarja e PL, Monika Kryemadhi, rrëfeu një episod nga një vizitë zyrtare në...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi sot situatën aktuale të opozitës dhe dha nj&eum...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën politike në vend dhe mundësinë e daljes nga b...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se nuk do të takohet kurrë me Ilir Metën në r...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka komentuar situatën brenda ish-par...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ndarë sot disa detaje nga jeta e saj personale. E ftuar në emisio...
Foto ilustruese VLORË- KZAZ nr. 84 e Bashkisë së Vlorës ka nisur sot procesin e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhor...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi politik të mbajtur në Gjakovë, ka...