Aktualitet

U ekstradua sot nga Britania! Del FOTO e Mikel Hoxhës, nipi i ish-deputetit të PDIU-së që plagosi me armë një person pranë komisariatit

Hoxha është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, dhe ishte shpallur në kërkim që prej qershorit 2018, pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur në qytetin e Gramshit.

8 Nëntor 2025, 16:33 Nga M.L
U ekstradua sot nga Britania! Del FOTO e Mikel Hoxhës, nipi i ish-deputetit
Mikel Hoxha

TIRANA- Personi qe shihni në foton e mësipërme është Mikel Hoxha, 33-vjeçari që u ekstradua sot nga Mbretëria e Bashkuar. Hoxha është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, dhe ishte shpallur në kërkim që prej qershorit 2018, pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur në qytetin e Gramshit.

Por kush është Mikel Hoxha?

33 vjeç, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, ishte shpallur në kërkim që prej qershorit 2018, pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur në qytetin e Gramshit. Fillimisht, më 23 prill 2021, Hoxha u dënua në mungesë me 17 vite burg, për akuzat “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Por, Gjykata e Apelit Durrës ndryshoi më pas kualifikimin ligjor të veprës penale, duke e riklasifikuar në “Plagosje e rëndë me dashje” dhe e dënoi atë me 4 vite heqje lirie. Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në qershor të vitit 2018, në sheshin kryesor të qytetit të Gramshit, përballë komisariatit të policisë, ku pas një konflikti pati të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, mbeti i plagosur Admir Haruni, banor i zonës.

Ndërsa më 8 tetor Daily Mail i ka kushtuar një artikull Hoxhës, ku thekson se ai u dënua me 17 vjet burg në mungesë nga një gjykatë shqiptare për 'vrasje me paramendim në tentativë', ndërkohë që mbeti i lirë në Britani. Kur Hoxha u arrestua më në fund në Cardiff në shtator të vitit 2023, ai ishte me kusht për emigracionin dhe në proces të apelimit të refuzimit të kërkesës së tij për azil.

Në artikull theksohet se ekstradimi i tij do të dëmtonte partneren dhe dy fëmijët e vegjël, të cilët kanë lindur në vitin 2019 dhe 2022 pas hyrjes së tij të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazeta britanike theksoi ateherë se armët vdekjeprurëse, me numra serialë të hequr, ishin të destinuara të përfundonin në duart e shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ato kishin për qëllim të mbronin fermat e kanabisit në të gjithë vendin, të cilat shpesh janë në shënjestër të bandave rivale./Dosja.al

mikel hoxha

Sondazh

Poll