Aktualitet

Misteri me trupin e karbonizuar brenda mjetit të djegur në Greqi/ Viktima dyshohet se është shqiptar, pritet të merret ADN-ja

Siç mund të shihet në foton e siguruar nga protothema.gr, automjeti u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, i arritshëm vetëm nga një rrugë rurale në gjendje të keqe.

8 Nëntor 2025, 13:47 Nga E. D
Misteri me trupin e karbonizuar brenda mjetit të djegur në Greqi/
makina e djegur

GREQI- Identiteti i trupit të burrit që u gjet i djegur të premten pasdite në Skourta, Viotia, ende nuk është identifikuar. Siç mund të shihet në foton e siguruar nga protothema.gr, automjeti u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, i arritshëm vetëm nga një rrugë rurale në gjendje të keqe.

Por, sipas policisë greke, burri me origjinë nga Shqipëria, me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonën, që më parë nuk ishte raportuar në polici. Sipas të njëjtave burime, ky burrë u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij të braktisur në fshat. 

Ndërkohë makina rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara. Gjithashtu mediat greke raportojnë se po pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë./Dosja.al

greqi

Sondazh

Poll