Aktualitet

EMRI/ U gjet i pajetë pranë linjës hekurudhore në Peqin, identifikohet viktima

Dyshohet se Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

8 Nëntor 2025, 13:23 Nga E. D

 

EMRI/ U gjet i pajetë pranë linjës hekurudhore në Peqin,
foto ilustruese

PEQIN- Bujar Mezini, 67 vjeç është personi që u gjet i pajetë sot në afërsi të linjës hekurudhore që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin. Dyshohet se Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë trupi i i 67-vjeçarit është dërguar për ekzaminime mjeko–ligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë./Dosja.al

bujar mezini

Sondazh

Poll