Aktualitet

E rëndë në Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë trasesë së hekurudhës

Bëhet me dije se trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

8 Nëntor 2025, 12:30 Nga E. D
E rëndë në Peqin/ Gjendet një person i pajetë
foto ilustruese

PEQINË- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin. Bëhet me dije se trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

peqin

Sondazh

Poll