8 Nëntor 2025, 15:14
Nga M.L

TIRANA- Blutë kanë vënë në pranga ish-ushtarakun 46-vjeçar Altin Celami, i cili akuzohet për furnizim të grupeve kriminale me armë zjarri dhe municion. Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Gun Expert”, pas hetimeve që zbuluan se ai përdorte automjetin e tij tip taksi për të shmangur kontrollet policore.
Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sasi kokaine, si dhe pjesë armësh që dyshohet se përdoreshin për modifikime.
Celami nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar edhe më 4 tetor të vitit 2022, në kuadër të një operacioni të gjerë ku u ndaluan 14 persona të dyshuar si pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.
Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.
Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve.
altin celami policia e tiranes arme zjarri municion luftarak
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 14:36
E. D
pamje nga vendngjarja
ZVICËR- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së kaluar në një klub...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 14:19
E. D
pamje nga vendngjarja
GRAMSH- Reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta kanë përfshirë disa zona t&eu...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 13:47
E. D
makina e djegur
GREQI- Identiteti i trupit të burrit që u gjet i djegur të premten pasdite në Skourta, Viotia, ende nuk &eum...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 13:23
E. D
foto ilustruese
PEQIN- Bujar Mezini, 67 vjeç është personi që u gjet i pajetë sot në afërsi t&e...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 12:54
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për ...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 12:30
E. D
foto ilustruese
PEQINË- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në afërsi të trasesë së...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 12:11
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre persona të shpalluar në kërkim janë arrestuar nga policia në Rinas. Mes të arrestuarve...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 12:06
E. D
foto ilustruese
SPAÇ- Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar p&e...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 11:55
E. D
Lulzim Berisha, i ati
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës që të marrë ...
Aktualitet
8 Nëntor 2025, 11:23
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- AKU ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia Mësohet se bllokimi u bë në doga...