Aktualitet

U përpoqën t’i arratiseshin policisë dhe iu gjetën dy kilogramë kokainë dhe armë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Ata u arrestuan, pasi policia gjeti në makinën e tyre rreth dy kilogramë kokainë, një armë, disa plumba dhe 8,500 euro.

7 Nëntor 2025, 12:24 Nga E.d
U përpoqën t’i arratiseshin policisë dhe iu gjetën dy
Foto ilustruese

ITALI- Policia italiane ka arrestuar dy shqipatarë në qytetin e Udines, në Itali. Ata u arrestuan, pasi policia gjeti në makinën e tyre rreth dy kilogramë kokainë, një armë, disa plumba dhe 8,500 euro.

Fillimisht ata u përpoqën t'i arratiseshin policisë, por automjeti i tyre rrëshqiti dhe u përplas në shkurret e një rruge të paasfaltuar. Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët kishin pasur më parë precedent penalë.

Dy shqiptarët e arrestuar 40 dhe 29 vjeç, janë dërguan në burgun e Udines, ndërsa pritet të përballen me drejtësinë italiane. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar origjinën e lëndëve narkotike dhe për të verifikuar, çdo lidhje me rrjetet ndërprovinciale të trafikimit./Dosja.al

itali kokainë armë

Sondazh

Poll