Aktualitet

Kërcënoi dhe dhunoi një person së bashku me babin e tij, AMP arreston policin në Krujë

Ai u arrestua, pasi bashkë me babin e tij kanë kërcënuar dhe dhunuar fizikisht, një person për motive të dobëta.

7 Nëntor 2025, 12:03 Nga E.d
Kërcënoi dhe dhunoi një person së bashku me babin e tij, AMP
Foto ilustruse

KRUJË- AMP ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi në komisariatin e policisë në Krujë. Ai u arrestua, pasi bashkë me babin e tij kanë kërcënuar dhe dhunuar fizikisht, një person për motive të dobëta.

I lënduari është dërguar për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, pranë Spitalit të Traumës. Mbi policin e arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”. I arrestuari është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) nën drejtimin e Prokururisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal. Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]. Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”./Dosja.al

krujë polici dhunoi

Sondazh

Poll