Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

I arrestuari është Mhill Shpati, 33 vjeç banues në fshatin Bardhaj.

7 Nëntor 2025, 11:19 Nga E.d
EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivimin e mbi 10 mijë
Foto ilustruse

SHKODËR- Policia ka arrestuar sot një 33-vjeçar në Shkodër. I arrestuari është Mhill Shpati, 33 vjeç banues në fshatin Bardhaj. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka kultivuar 10,274 bimë narkotike kanabis, në fshatin Kir.

Shpati ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

DVP Shkodër/Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun. Finalizohet operacioni i koduar “Forest 1”. Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.     

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

shkodër 33-vjeçari arrestohet

Sondazh

Poll