Art&Argëtim

Kosova në zi! Sot përcillet në banesën e fundit Nexhmije Pagarusha, Thaçi ul flamujtë në gjysmështizë 

9 Shkurt 2020, 07:48 Nga DOSJA
Kosova në zi! Sot përcillet në banesën e fundit Nexhmije

KOSOVË– Sot Kosova mban zi! Pas humbjes së ‘bilbilit të këngës’ Nexhmije Pagarushës, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vendosur që dita e 9 shkurtit të jetë ditë zie kombëtare.

Dita e zisë është shpallur në nderim të veprës që la pas këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha. Në nder të saj flamuri do të ngrihet gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Ndërsa në orën 14.30 ajo do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin Pagarushë të Malishevës. Në amanetin e saj të fundit, ajo kërkoi që të kishte një ceremoni familjare, por nuk dihet nëse do të jenë të pranishme kamerat.

Këngëtarja u nda nga jeta disa ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 50 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll