Politike

Opozita "bëhet bashkë" me PS! Miratojnë me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Vendimi erdhi pas bashkimit të votave të opozitës me mazhorancën socialiste, duke shënuar një moment bashkëpunimi në Kuvend për një nga çështjet kryesore të reformimit politik.

6 Nëntor 2025, 22:13 Nga M.L
Opozita "bëhet bashkë" me PS! Miratojnë me 105 vota pro
Foto ilustruese

TIRANA- Parlamenti ka miratuar në seancën e sotme me 105 vota pro dhe vetëm 1 votë kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Vendimi erdhi pas bashkimit të votave të opozitës me mazhorancën socialiste, duke shënuar një moment bashkëpunimi në Kuvend për një nga çështjet kryesore të reformimit politik.

Më herët gjatë seancës, deputetët miratuan projektligjin për “Barazinë Gjinore” me 77 vota pro dhe 36 kundër, ndërsa rrëzuan kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me procedurën për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore

Sondazh

Poll