Art&Argëtim

Ministra dhe yje/ Matura e ’98 mblidhet 22 vite pas përfundimit të shkollës… Tahiri, Manastirliu e Margariti, shokë

8 Shkurt 2020, 21:45 Nga DOSJA

TIRANË– Matura e vitit 1998 e gjimnazit “Sami Frashëri” është mbledhur 22 vite pas përfundimit të shkollës. Këngëtarja Julka Gramo ka publikuar dy foto në profilin e saj në Instagram, ku shihen ish-shokët e klasës, tashmë të rritur e të mbledhur grup.

Në foto arrijmë të dallojmë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Matura ‘98 në flakë,”– shkruan Gramo krahas fotos.

Grupi nuk është hera e parë që mblidhen së bashku duke kujtuar maturën e para shumë viteve. Madje në një klasë më ish-ministrin Tahiri ka qenë edhe ish-deputetja e PS-së, Jorida Tabaku. Para dy vitesh, ishte Tahiri ai që ‘i kërkoi llogari’ Tabakut, e cila nuk kishte shkuar në party-n e organizuar, mungesë e Tabakut që përsëritet edhe kësaj here… 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elva margariti jorida tabaku julka gramo matura 1998 ogerta manastirliu saimir tahiri elva margariti jorida tabaku julka gramo matura 1998 ogerta manastirliu saimir tahiri

Sondazh

Poll