Politike

Projektligji për barazinë gjinore, Meta: Godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj! Kush voton pro, voton kundër familjes dhe kombit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta është shprehur se ky ligj godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj.

6 Nëntor 2025, 14:21 Nga E.d
Projektligji për barazinë gjinore, Meta: Godet në ADN familjen
Ilir Meta

TIRANË-  Ilir Meta ka reaguar ndaj projektligjit “Për Barazinë Gjinore”, i cili pritet të votohet sot në Kuvend. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta është shprehur se ky ligj godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj.

Meta tha se miratimi i këtij ligji, i cili është të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, është sipas tij detyrim-përcaktim që "Rilindja" ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare, të cilat duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Në fund, ish-presidenti Meta tha se kush voton pro për këtë ligj, voton kundër familjes dhe kombit shqiptar.

Reagimi i Ilir Metës

Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të "barazisë gjinore", që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën. Miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që "Rilindja" ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Është avancim i një anxhende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare. Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!/Dosja.al

ilir meta kuvend barazia gjinore

Sondazh

Poll