Politike

“Bravo të qoftë Damian që qëndrove”/ ‘Zbrazet’ Kuvendi, Berisha: Ku i ke ministrat pastor, ia mbathën si minj

Berisha e cilësoi këtë veprim si një "akt pranimi të vjedhjeve të tmerrshme" nga qeveritarët, duke theksuar se ministrat dhe përfaqësuesit e qeverisë ikën një nga një.

6 Nëntor 2025, 13:32 Nga I.A
“Bravo të qoftë Damian që qëndrove”/
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka reaguar ashpër pas braktisjes së sallës nga mazhoranca gjatë raportimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Berisha e cilësoi këtë veprim si një "akt pranimi të vjedhjeve të tmerrshme" nga qeveritarët, duke theksuar se ministrat dhe përfaqësuesit e qeverisë ikën një nga një.

Ai e quajti këtë braktisje një turp, duke theksuar se ata që kishin administruar miliarda euro të taksave të qytetarëve shqiptarë duhet të ishin ata që të merrnin fjalën dhe të jepnin llogari.

“Fotografia në raste të caktuara flet më shumë se vëllimet. Të dashur qytetarë dhe qytetare, shikoni se si ia mbathën si minj njëri pas tjetrit, braktisën sallën të gjithë mëkatarët, përveç dy-treve që rrinë kokulur në këtë sallë. Ky është një akt i pashembullt, kur kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, raporton para këtij parlamenti për t’u informuar ju se si qeveria, qeveritarët, qëndrorë dhe vendorë, përdorin paratë e taksave tuaja, përdorin pronat publike të shtetit, përdorin pasuritë e vendit.

Ministrat ia mbathin një nga një. Ku i ke pastor? Ku janë? Këtu ishin. Bravo të qoftë Damian që qëndrove Po, ta them unë haptas. Por ky është një turp. Sepse të parët që duhet të ishin këtu, të parët që duhet të merrnin fjalën, të parët që duhet të komentonin ishin ata që kanë administruar në 12 vjet, 67 miliardë para të taksapaguesve shqiptarë. Ata që kanë administruar mbi 100 miliardë prona publike, pasuri publike të qytetarëve shqiptarë. Ku janë? Shiheni qytetarë. Ja ku janë. Një akt vetëakuzë. Një akt pranimi të të gjithë vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë,” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll