Aktualitet

Po kalonte rrugën! Këmbësorja përplaset nga ‘Benzi’, në gjendje të rëndë në spital, shoqërohet në Komisariat shof

9 Shkurt 2020, 09:16 Nga DOSJA
Po kalonte rrugën! Këmbësorja përplaset nga

KORÇË– Një aksident ka ndodhur në hyrje të fshatit Zvezdë në Maliq, ku një mjet tip “Benz” ka përplasur një kalimtare 40-vjeçare.

E reja ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shoferi i makinës me iniciale I.J., është shoqëruar nga Policia në Komisariat.

NJOFTIMI I PLOTË:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2020, ora 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. H., banues në Elbasan, ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, (këmbësore në rrugë) e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit shtetasi I. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne korce korce aksidenti ne korce korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2020, 06:47

TIRANË– Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në disa qytete të vendit si: Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë,...