Politike

"Turp që do të mbetet në analet e Kuvendit"/ Strazimiri: Ligji për barazinë gjinore u miratua në shkelje të procedurave

Ndër të tjera, demokratik tha se ligji është miratuar pa respektuar rregullat dhe afatet e nevojshme për shqyrtim, duke e konsideruar këtë veprim si një shenjë dashakeqësie nga mazhoranca.

6 Nëntor 2025, 11:13 Nga E. D
"Turp që do të mbetet në analet e Kuvendit"/
Gent Strazimiri

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së miratimit të ligjit për barazinë gjinore në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Strazimiri e cilësoi procesin si të nxituar dhe në shkelje të procedurave parlamentare. Ndër të tjera, demokratik tha se ligji është miratuar pa respektuar rregullat dhe afatet e nevojshme për shqyrtim.

“Duhet t’ju informoj se është kaluar në shkelje të procedurave për ligjin për barazinë gjinore. Të mbetet në analet e Kuvendit ky turp, kjo dashakeqësi dhe ky nxitim për ta miratuar ligjin,” deklaroi Strazimiri./Dosja.al

gent strazimiri

Sondazh

Poll