Politike

"Nuk ka të paprekshëm", Altin Dumani flet për çështjen e Tunelit të Llogarasë: Të gjithë janë të barabartë para ligjit pavarësisht funksionit që mbajnë

Në një intervistë për emisionin "Triolog", Dumani është ndalur tek mënyra se si u komunikua publikisht dosja ndaj Ballukut, ku edhe theksoi se ky proces respekton rregullat procedurale, sipas të cilave personi duhet të njoftohet për akuzat përpara se informacioni të bëhet publik.

5 Nëntor 2025, 22:05 Nga M.L
"Nuk ka të paprekshëm", Altin Dumani flet për
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka komentuar për herë të parë çështjen që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila ndodhet nën akuzë për shkelje të barazisë në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Në një intervistë për emisionin "Triolog", Dumani është ndalur tek mënyra se si u komunikua publikisht dosja ndaj Ballukut, ku edhe theksoi se ky proces respekton rregullat procedurale, sipas të cilave personi duhet të njoftohet për akuzat përpara se informacioni të bëhet publik.

Gjithashtu, Dumani theksoi se SPAK është i kujdesshëm në raportimin e çështjeve që janë ende në hetim, për të ruajtur integritetin e procesit dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të personave të përfshirë. Ai nënvizoi gjithashtu se ky institucion ka treguar qartë gjatë viteve se nuk bën përjashtime për askënd dhe se çdo individ, pavarësisht pozitës apo funksionit që mban, është i barabartë përpara ligjit.

Pjesë nga Intervista:

Altin DumaniSPAK ka treguar se nuk ka të paprkeshëm, të gjithë janë përgjegjës para ligjit pavarësisht funksionit që ata mbajnë. Qoftë funksion politik, publik apo fuqisë financiare që ata mbartin. Prokurorët e SPAK është e rëndësishme që ata të drejtojnë hetime të suksesshme ndaj subjekteve që kanë në ndjekje. Nuk ka drejtësi selektive të gjithë janë të barabartë para ligjit.

PyetjeCilat janë dosjet që do vazhdoni të mbani edhe pasi te jeni kreu i SPAK?

Altin DumaniPatjetër dosjet që aktualisht kam në hetim do vazhdojë ti ndjek edhe pas mandatit 3-vjeçar. Çështjet kanë fazat e tyre. Është momenti i regjistrimit, momenti kur prokurori heton të grumbullojë provat e mjaftueshme, pastaj vjen momenti i analizës së provave, pastaj momenti për ngritjen e akuzës apo kërkesa në gjykatë për caktimin e një mase sigurmi. Ne nuk kemi një axhendë politke. Ne kemi çështje. Çështja varet kur grumbullohen provat e mjaftueshme për të kaluar në një fazë tjetër, dmth ngritje akuze.

PyetjeA dini të më thoni për një dosje që kishte një nivel tjetër vështirësie dhe që do të donit të ishte në rezultatin final, një rezultat i ndryshëm nga ai që ju keni pasur.

Altin Dumani: Dosjet që ndjek Prokuroria e Posaçme janë të gjitha të rëndësishme, pa përjashtim, sepse vetë Kushtetuta e ka përcaktuar që ne jemi kompetentë për të hetuar subjekte të profilit të lartë të përfshirë në korrupsion, në krimin e organizuar. Pothuajse çdo çështje ka ndjeshmërinë e vetë, ka impaktin e vetë, sepse është natyra që ne hetojmë. I vetmi merak i imi është, së pari kemi një hetim shterues, objektiv, sigurohen provat e mjaftueshme për të ngritur një akuzë solide me premisa për të patur një vendim fajësie në gjykatë si edhe respektimi i të drejtave të pandehurit në procesin penal por edhe të viktimave në proces. Besoj që ia kemi dalë të bëjëm hetime të plota të bazuara në prova dhe në ligj.

Një prokuror në momentin që ngre akuzë dhe më tej vendos ti drejtohet gjykatës me një kërkesë për gjykim të çështjes, vlerëson se janë provat e mjaftueshme për të marrë një vendim fajësie. Ne duhet të presim vendime e gjykatat, ata janë që do thonë fjalën e fundit.

PyetjeTë premten e datës 31 tetor Belinda Balluku u paraqit në ambientet e SPAK dhe iu komunikua statusi pabarazi në tendera, një dosje e cila ka pasur polemika dhe është shoqëruar vazhdimisht me diskutimin e opinionit publik. Pse u vonuat kaq gjatë për të bërë transparencë?

Altin DumaniSa i takon informimit të publikut lidhur me çështje që janë në hetim ne jemi shumë të kujdesshëm, pasi qëllimi kryesor është të ruajmë integritetin e hetimit, të mos e dëmtojmë hetimin. Dhe nga ana tjetër ne duhet të konsiderojmë edhe të drejtat e subjektit të akuzuar në proces. Dhe siç e thatë edhe ju, njoftimi u bë ditën që u paraqit në SPAK subjekti në fjalë dhe iu komunikua akuza. Njoftimet e mëparshme nuk mund të bëheshin edhe nga pikëpamja proceduriale. Duhet fillimisht të marrë në dijeni e pandehura për faktet penale që i atribuohen dhe pastaj SPAK reagoi me njoftimin zyrtar të publikuar në faqen tonë.

altin dumani spak belinda balluku

Sondazh

Poll