Politike

Mbledhja urgjente 90 minutshe në selinë rozë! Zbulohen POROSITË që u dha Rama deputetëve të Partisë Socialiste: Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja...

Sipas burimeve për media, Rama ka dhënë disa porosi për strukturat e PS në kryeqytet, duke kërkuar forcimin e organizimit të partisë, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe adresimin e problematikave që vijnë nga njësitë administrative.

5 Nëntor 2025, 20:41 Nga M.L
Mbledhja urgjente 90 minutshe në selinë rozë! Zbulohen
Edi Rama

TIRANATë gjithë deputetët e Tiranës janë mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste, në një takim të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve për media, Rama ka dhënë disa porosi për strukturat e PS në kryeqytet, duke kërkuar forcimin e organizimit të partisë, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe adresimin e problematikave që vijnë nga njësitë administrative.

Kryeministri ka theksuar se partia duhet të vijojë ritmin e punës dhe të jetë e përgatitur për zgjedhje në çdo moment, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

"Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë. Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, tha Rama, sipas burimeve për mediat.

edi rama mbledhje ne seline roze

Sondazh

Poll