Pamje alarmante, fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit… Ku i çojnë?
Foto nga emisioni Në çdo spital të vendit, çdo ditë prodhohen mbetje spitalore. Nëse ato nuk trajtohen sipas standardeve,...
Në bisedat që ne patëm me njerëzit që kërkojnë aty për mbetje të riciklueshme, kuptuam atë që ndodh rëndom. Ata përballen me mbetje spitalore apo farmaceutike nga më të rrezikshmet.
Për të kuptuar abuzimin me mbetjet e rrezikshme spitalore, mjafton të ndjekësh rutinën e përditshme pranë koshave në qendrat spitalore.
Në bisedat që ne patëm me njerëzit që kërkojnë aty për mbetje të riciklueshme, kuptuam atë që ndodh rëndom. Ata përballen me mbetje spitalore apo farmaceutike nga më të rrezikshmet.
Intervista:
Qytetari: Kam parë mbetje spitalore shumë here. Vigonë, shiringa po jam shpuar.
Gazetarja: Nuk ke frikë.
Qytetari: Më përpara, por tani jo.
Gazetarja: Pse.
Qytetari: Ka kush më kuron.
Gazetarja: Sot ke parë?
Qytetari: Jo, e pashë por sa e pashë ika.
Gazetarja: Pse?
“Ka risk jo vetëm fizik pra prerje shpime e me radhë, kanë dhe risk kimik se ka edhe materiale kimike brenda medikamente ka risk biologjik pasi ka patologji infektive ka materiale biologjike që hiqen gjatë interventeve me radhë ka risk radioaktiv se ka edhe materiale të cila kanë potencial radioaktiv dhe me radhë”, tha mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti.
Prania e kamerës frikësoi ata njerëz të pamundur që nxjerrin bukën e gojës duke rrëmuar nëpër koshat urbanë. Ata, e dinë mirë se dikush ka abuzuar që i ka hedhur në ato kosha mbetjet e rrezikshme.
Mbetjet përmbajnë baktere, viruse, materiale që mund të përhapin sëmundje vdekjeprurëse. Ata rrëfejnë se kanë gjetur mbetje kirurgjikale, mbetje indesh njerëzore nga sallat e operacioneve, kimikate.
Qytetari: Ju nuk bëni mirë kështu, edhe ju edhe Policia e Shtetit. Vini këtu më drejtohesh mua…
Gazetarja: Pse?
Qytetari: Ata që kanë atë aty janë të tërë mafiozë, vijnë e më vrasin mua dhe nuk ke çfarë i bën. Ku e di ti që ai nuk e merr vesh që nuk ti kam thënë unë ty këto? Edhe policia e shtetit thotë hajde denonco, po çfarë të denoncoj unë, ai të vret, të vret ty e jo mua. Ti çfarë pune bën? Kape shkopin vetë dhe kontrollo, po të doli mirë. Ja dil këtu ti një ditë të tërë nga mëngjesi deri në darkë dhe do ta shikosh do ta gjesh qeskën apo jo… Jo qese, por plasmas të zi e ke, dhe kam çarë disa herë duart. Gjeje, po nuk e gjete mua më rrahin ata, më vrasin po të them.
Ky bashkëbisedim është zhvilluar pranë koshave të mbetjeve urbane që ndodhen përballë urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Qytetari rrëfen çfarë ka parë, por edhe frikën që i kanoset nëse tregon për median apo persona të tjerë.
“Të kenë kontakt me mbetjen spitalore pra të kontaminohen dhe krijohet ai që thamë rreziku i menjëhershëm për shëndetin e këtyre personave që kanë kontakt të drejtpërdrejte me këto mbetje”, tha Kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Dëfrim Goma.
“Ato në fakt duhen zhdukur brenda ditës sepse të jemi shumë të qartë 4-5 ditë janë shumë për mbetje biologjike. provoni ju të lini diçka jashtë frigoriferit 4-5 ditë me këto temperatura për të kuptuar se çfarë i ndodh”, tha mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti.
Ekzistojnë dy forma të mbetjeve që prodhohen brenda sektorit shëndetësor, mbetjet e rrezikshme dhe ato jo të rrezikshme. Të rrezikshmet përfshijnë mbetjet e mprehta, ato laboratorike, indet njerëzore, indet shtazore si dhe ato citostatike, farmaceutike, kimike apo radioaktive./ Top Channel
Foto nga emisioni Në çdo spital të vendit, çdo ditë prodhohen mbetje spitalore. Nëse ato nuk trajtohen sipas standardeve,...
Foto ilustruese TIRANA- Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar menjëherë p&...
Foto ilustruse TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar sërish në lidhje me projektligjin mbi barazinë gj...
Foto ilustruese NEW YORK- Zohran Mamdan, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së New York-ut, është fotografuar duke bërë ...
Foto ilustruse SPANJË- Policia spanjolle ka goditur një grup shqiptar, i cili kultivonte lëndë narkotike. Bima narkotike kultivohej n&e...
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Një aksion i koordinuar në Fushë Krujë, Burrel dhe Sarandë ka zbuluar një skemë t...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka përgatitur projektligjin për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore, i cili tashmë po konsultohet...
Foto ilustruese TIRANA- Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ermal Nufi është liruar nga detyra si anëtar i Këshillit D...
Xheni Karaj TIRANË- Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka deklaruar se nesër Shqipëria ndodhet përball...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, nga e cila u miratuan vendime në disa fusha. Me ven...