Art&Argëtim

“S’dua që im bir të kalojë të njëjtat vuajtje”, Princ Harry në gjendje të rënduar pas largimit nga familja mbretë

8 Shkurt 2020, 18:24 Nga DOSJA
“S’dua që im bir të kalojë të njëjtat

TIRANË– Princ Harry ka folur së fundmi për vendimin që ka marrë në lidhje me largimin e tij, bashkë me Meghan Markle dhe të voglin Archie nga familja mbretëore. Në Samitin e Investimeve Alternative të sponsorizuara nga JPMorgan në Miami, Florida, një burim i Harry-t u shpreh për “The Indipendent” se ai ka filluar të marrë sërish ndihmë nga ekspertë të shëndetit mendor, pasi presioni publik ka ndikuar jashtë mase mbi të. Ndër të tjera, Harry ka prekur edhe temën MEGXIT, duke u shprehur se ka qenë vendimi më i vështirë që kanë marrë si çift por që ai e ka bërë për djalin.

“Harry foli për shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai ka qenë në terapi vitet e fundit për të provuar të kapërcejë traumën e humbjes së nënës së tij. Ai foli për atë se si ngjarjet e fëmijërisë së tij ndikuan tek ai dhe se ai ka qenë duke folur me një profesionist të shëndetit mendor. Harry gjithashtu preku Megxit, duke thënë ndërsa ka qenë shumë e vështirë për të dhe Meghan. Ai u shpreh se nuk i vjen keq për vendimin e tyre për të braktisur familjen mbretërore sepse ai dëshiron të mbrojë familjen e tij. Ai nuk dëshiron që Meghan dhe djali i tyre Archie të kalojnë atë që ai vetë ka kaluar që fëmijë,”– thotë burimi.

Pas largimit nga detyrat e tyre mbretërore, çifti dhe Archie nëntë muajsh kanë qëndruar në ishullin Vancouver. Në janar, Princi Harry tha  gjatë një fjalimi në një darkë private për bamirësinë Sentebale se ai mendonte se ai nuk kishte “mundësi tjetër”, përveçse të largohej nga familja mbretërore.

Vendimi që kam marrë me gruan time të cilës do i shkoj pas, nuk e kam marrë me lehtësi. Kishim bisedime prej muajsh, sfidat që kalua më bënë ta ndërmerrja,”- tha ai.

Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle vendosën të dalin jashtë familjes mbretërore në mënyrë që të punojnë dhe të bëhen të pavarur financiarisht. Lajmi i shkëputjes nga Pallati Mbretëror u shoqërua me kritika për dukën dhe dukeshën e Sussex. Madje së fundmi qarkulloi edhe një lajm se Meghan, brenda pesë viteve kishte ndërmend të divorcohej nga Harry.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meghan markle princ harry princ harry largohet nga familja mbreterore meghan markle princ harry princ harry largohet nga familja mbreterore

Sondazh

Poll