Art&Argëtim

ME VIDEO/ “Ku shkoi, u ndje keq?” Plas skandali në mes të skenës së Sanremo-s, këngëtari shan kolegun dhe shtang audie

8 Shkurt 2020, 15:52 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Ku shkoi, u ndje keq?” Plas skandali në mes të

ITALI– Nata e katërt e Sanremo-s është shoqëruar me një skandal që ka sjellë përjashtimin e dy këngëtarëve. Mediat italiane shkrujanë se si Bugo dhe Morgan u skualifikuan në mënyrë të menjëhershme pas sekondave të shtangën dhe tmerruan të gjithë audiencën, përfshirë edhe stafin e spektatklit skenën e Ariston-it.

Ishte Morgan ai që në momentin e fundit, ndryshoi tekstin e këngës dhe filloi të këndonte ofendime dhe të shara, të cilat i drejtoheshin kolegut të tij, Bugo-s.

Figura e keqe që bëre dje në darkë, qëllimet e tua të këqija, mungesa e edukatës, mosmirënjohja dhe arroganca jote! Bëj çfarë të duash, vendos edhe këmbët në kokë po të duash por respekto atë që të solli deri këtu,”– filloi të këndonte Morgan.

Pas këtyre vargjeve, Bugo mori fletën e tij dhe u largua nga skena, ndërkohë që e menjëhershme ishte edhe ndërhyrja e Amadeus.

Çfarë po ndodh?….Ju betohem që nuk është e pargatitur,”- dëgjohet të thotë Amadeus.

Në skenë u ngjit edhe prezantuesi tjetër, Firello, i cili shtoi: Mos ndoshta u ndje keq? Çfarë i ndodhi? Ku shkoi Bugo?

Vetë Morgan, i cili sapo kishte kënduar fjalët më të këqija për kolegun e tij, hapi perden dhe nisi ta kërkonte atë sërish.

Bugo u largua kështu që nuk ka asnjë lloj përjashtimi. Jeni përjashtuar nga spektakli dhe ne vijojmë me programin,”- tha Amadeus. Më pas spektakli vijoi normalisht.

Spektakli i Sanremo-s është në natën e tij të pestë. Pjesë e këtij spektkli këtë vit ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka hapur mjaft polemika për mënyrën se si foli dhe për faktin që falenderoi Italinë për arritjet dhe për realizimin e ëndrrës së saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz amadeus amedeo sebastiani morgan dhe burgo sanremo 2020 skandali ne sanremo amadeus amedeo sebastiani morgan dhe burgo sanremo 2020 skandali ne sanremo

Sondazh

Poll