Aktualitet

Projektligji për "barazinë gjinore”, reagon KNFSH: Jemi të palëkundur në qëndrimin tonë, rëndësi ka familja dhe vlerat morale

Përmes një deklarate për shtyp KNFSH, u shpreh se qëndron i palëkundur në qëndrimin e tij mbi këtë projektligj.

5 Nëntor 2025, 20:12 Nga E.d
Projektligji për "barazinë gjinore”, reagon KNFSH: Jemi
Foto ilustruse

TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar sërish në lidhje me projektligjin mbi barazinë gjinore, i cili do të votohet ditën e nesërme në Kuvend. Përmes një deklarate për shtyp KNFSH, u shpreh se qëndron i palëkundur në qëndrimin e tij mbi këtë projektligj.

Ata thanë se qëndrimi i tyre kundërt vjen duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe asaj morale shqiptare. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore e shoqërinë civile. Kjo me synimin për të forcuar harmonin ndërfetare dhe për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.

Deklarata e KNFSH

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, rithekson edhe një herë qëndrimin e tij zyrtar, të shprehur në letrën dhe deklaratën e mëparshme, lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore”. KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve tona fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore e shoqërinë civile, me synim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!/Dosja.al

knfsh barazinë gjinore projektligji

Sondazh

Poll