Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari Elvis Visha shkon në spital me plagë në krahë! Autori i krimit "mister"

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:45 të mbrëmjes së sotme. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të plagosjes, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.

5 Nëntor 2025, 20:19 Nga M.L
Të shtëna me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari Elvis
Foto ilustruese

TIRANA- Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar menjëherë për mjekim në spital. Blutë bëjnë me dije se i riu Elvis Visha ka marrë një plagë në krah por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:45 të mbrëmjes së sotme. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të plagosjes, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

plagosje me armë zjarri ne bathore

Sondazh

Poll