5 Nëntor 2025, 19:40
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka përgatitur projektligjin për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore, i cili tashmë po konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit. Sipas projektligjit, të gjitha detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014 do të fshihen, përjashtuar kontributet për sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Nga ky projektligj, tatimpaguesve që kanë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara deri në 31 dhjetor 2014 u falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, ndërsa kontributi i papaguar mbetet i detyrueshëm. Përjashtohen gjithashtu bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në hetim ose proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore ose doganore.
Sipas llogaritjeve në projektligj, borxhet e krijuara deri në fund të vitit 2014 arrijnë në 29.5 miliardë lekë . Nga këto, 45.3 milionë euro janë për sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe nuk fshihen, ndërsa detyrimet tatimore të tjera do të fshihen për rreth 249.7 milionë euro.
Në pjesën doganore, borxhi i subjekteve me detyrime më të vjetra se 10 vjet arrin 257.6 milionë euro, duke përfshirë interesat dhe kamatëvonesat. Pra, borxhi total që do të përfitojë nga fshirja e detyrimeve për periudhat deri në fund të 2014-ës është rreth 507.3 milionë euro.
“Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur është paguar principali”, deklaron Ministria e Financave./ Dosja.al
paqja fiskale borxhe
Dokumenta bashkëngjitur
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 18:25
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ermal Nufi është liruar nga detyra si anëtar i Këshillit D...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 18:12
E.d
Xheni Karaj
TIRANË- Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka deklaruar se nesër Shqipëria ndodhet përball...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 17:50
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, nga e cila u miratuan vendime në disa fusha. Me ven...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 16:57
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 38-vjeçar dhe bashkëpuntorin e tij, në Vorë. 38-vjeçari i arrest...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 16:36
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i dyshuar se në bashkëpuni...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 16:24
M.L
Foto nga vendi
DURRËS- Banorët e ish-kabinave të plazhit pranë “Rrotës së Kuqe” në Durrës janë...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 16:20
M.L
Foto ilustruese
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës s&...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 16:01
M.L
Foto ilustruese
CËRRIK- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, ku nj&eu...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 15:50
M.L
Autori, viktima
GREQI- Gjykata e Krimeve të Rënda në Greqi, dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqipt...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 15:36
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Drejtësia angleze ka dënuar katër shqiptarë me 14 vite burg gjithsej. Ata u dënuan pasi më 3 qersh...