Aktualitet

Ekzekutoi djalin e xhaxhait me 5 plumba/ Gjykata lë në burg autorin, Berti Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur, por deri më tani 32-vjeçari nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.

5 Nëntor 2025, 12:56 Nga E. D
Ekzekutoi djalin e xhaxhait me 5 plumba/ Gjykata lë në burg autorin,
Dalan Alliaj

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën 'Arrest me burg' për Bertil Alliaj, 32-vjeçarin i cili vrau me pesë plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë. Bëhet me dije se gjatë seancës 32-vjeçari ka deklaruar se nuk është në gjendje të flasë dhe se është dakord me çdo fjalë të avokatit.

Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur, por deri më tani 32-vjeçari nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.

"E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati", tha Bertil Alliaj përpara togave të zeza.

Bertil Alliaj gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, si dhe i dënuar në mungesë me 35 vite burgim./Dosja.al

dalan alliaj

Sondazh

Poll