Aktualitet

Kërcënuan të riun për 30 mijë euro borxh/ Tre vëllezërit me precedentë penalë! Një nga autorët ende në kërkim, Ersi Cekani i dërgoi mesazhe se do e vriste...

Bëhet me dije se komisariatit nr. 4 po vijon kërkimet për vëllain e Cekanit, i cili së bashku me dy vëllezërit e tij kërcënuan një të ri, duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë.

5 Nëntor 2025, 09:12 Nga E. D
Kërcënuan të riun për 30 mijë euro borxh/ Tre
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja vijojnë dalin nga operacioni “Pretendimi”, ku një ditë më parë u arrestua Ersi Cekani. Bëhet me dije se komisariatit nr. 4 po vijon kërkimet për vëllain e Cekanit, i cili së bashku me dy vëllezërit e tij kërcënuan një të ri, duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë.

Hetimet nisën pas denoncimit të 29-vjeçarit që deklaroi se ishte kërcënuar nga familjarët Cekani për një borxh të pashlyer. I riu ka thënë se Ersi Cekani dhe dy vëllezërit e tij Arben dhe Ardi Cekani, ky i fundit ndodhet ende në kërkim, e kanë kanosur prej kohësh duke pretenduar se ai u detyrohet për shumën 30 mijë euro.

Sakaq, në vijim të hetimeve, policia po verifikon burimin e të ardhurave të familjes Cekani. Nga të dhënat paraprake, rezulton se Ersi Cekani i ka dërguar mesazhe kërcënuese të riut, duke i thënë se do ta vriste nëse nuk i shlyente borxhin. Gjithashtu ai ka ndjekur dhe fotografuar banesën e të riut si formë presioni.

Si nisi ngjarja?

Ditën e djeshme tre vëllezërit nga Librazhdi, Ersi, Arben dhe Ardi Cekani kanë marrë tre shokë të tjerë dhe kanë shkuar për të kërcënuar sërish të riun. Pas denoncimit nga i riu, në pranga përfundoi Ersi Cekanit, në kërkim u shpall vëllai i tij, ndërsa vëllai i tretë së bashku me tre shokët e tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Gjithashtu vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale./Dosja.al

ardi cekani arben cekani ersi cekani

Sondazh

Poll