Politike

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

Gjyqi ndaj tyre nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999. Kurti është kritikuar në të kaluarën se nuk e ka ngritur zërin për ish-krerët e UÇK-së dhe që nuk i ka vizituar asnjëherë të katër figurat në Hagë. Por, ai tha të mërkurën se ka punuar gjatë dhe në heshtje për lirimin e tyre.

5 Nëntor 2025, 14:03 Nga E. D
Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore që
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka më arsye ligjore që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),  të cilët janë duke u gjykuar për krime lufte në Hagë të mbahen akoma në paraburgim në qytetin holandez. Në pesëvjetorin e arrestimit dhe paraburgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Kurti shkruan në Facebook se Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj dhe nuk ka më as dëshmitarë.

Gjyqi ndaj tyre nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999. Kurti është kritikuar në të kaluarën se nuk e ka ngritur zërin për ish-krerët e UÇK-së dhe që nuk i ka vizituar asnjëherë të katër figurat në Hagë. Por, ai tha të mërkurën se ka punuar gjatë dhe në heshtje për lirimin e tyre.

Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, asokohe në opozitë, e kishin kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate më 2015 nga Kuvendi i Kosovës. Në shkrimin e tij në Facebook të mërkurën, Kurti e publikoi edhe një letër nga viti 2022, në të cilën i kishte kërkuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, lirimin e tyre.

Në letrën e tij, Kurti i kishte ofruar garanci Trendafilovës se autoritetet kosovare do ta mbikëqyrnin arrestin shtëpiak të tyre. Asokohe, gjyqi ndaj tyre nuk kishte nisur ende. Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.

"Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”.

Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim. Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet. Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar.

E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje. Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre," shkruan Kurti në Facebook. 

Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll