Sport

Gimenez: "Kam luajtur për muaj me një dëmtim në kyçin e këmbës. Duhet të ndalem"

Njoftimi i sulmuesit meksikan në rrjetet sociale

5 Nëntor 2025, 09:30 Nga DOSJA

Gimenez: "Kam luajtur për muaj me një dëmtim në

ITALI - Pasi mungoi në ndeshjen në San Siro kundër Romës, Santiago Gimenez njoftoi në rrjetet sociale se do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

“Për disa muaj luajta me një dëmtim në kyçin e këmbës që nuk më lejoi të isha 100% në formë ose të ndihesha rehat në fushë ”, shkruan sulmuesi meksikan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Santiago Gimenez (@sant.gimenez)

"Me një dëshirë të madhe për të vazhduar të ndihmoj ekipin, vazhdova të luaja, por dhimbja u shtua dhe erdhi koha të ndalem. Tani duhet të shërohem dhe të përgatitem për t'u rikthyer me ta sa më shpejt të jetë e mundur. Zoti ka gjithçka nën kontroll. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe shihemi së shpejti."

Këtë sezon, numri 7 i Milanit ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste në 11 paraqitje midis ligës dhe Kupës së Italisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll